75 Mall Live Search
15:45 / E Hënë, 25 Prill 2022 / LB

“Administrata e Biden i vendosi sanksione Berishës, por jo dashnores së Putin-it”

Richard Grenell ka kritikuar administratën e Joe Biden për shkak të qëndrimeve që po mbahen ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Përmes një postimi në rrjetin social tëitter, ai thotë se administrate e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.

“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.