75 Mall Live Search
19:09 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / Z S

Administrata Trump konfirmoi vazhdimin e kompaktit të MCC për Kosovën, vjen reagimi nga Kurti

Gjatë ditës së sotme Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar se Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Christopher Landau, e ka informuar zyrtarisht se Kompakt i MCC për Kosovën do të vazhdojë.

Lidhur me këtë ka ardhur edhe reagimi nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas Kurtit vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë.

Postimi i plotë:

Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.

Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm./Indeksonline/