75 Mall Live Search
17:05 / E Premte, 16 Korrik 2021 / OSH

Admir Mehmedi pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës

Futbollisti shqiptar, Admir Mehmedi është pensionuar nga kombëtarja e Zvicrës.

Mehmedi u paraqit 76 herë me kombëtaren helvete dhe ishte pjesëmarrës në Kupën e Botës 2014, Evropianin 2016 dhe Evropianin e këtij viti, transmeton Indeksonline.

Në 76 paraqitje, Mehmedi arriti të shënoi 10 gola, duke përfshirë golin në Kupën e Botës në vitin 2014 dhe atë në Evropianin e 2016-ës.

30 vjeçari në nivelin e klubeve, luan për ekipin e Wolfsburgit./Indeksonline/