75 Mall Live Search
10:54 / E Shtunë, 15 Janar 2022 / MSH

Admir Mehmeti ndërron skuadër dhe kampionat

Admir Mehmedi është transferuar te skuadra e Antalyasporit në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga sajti zyrtar i skuadrës elitare të Turqisë të premten në mbrëmje.

30-vjeçari, ish-reprezentuesi i Zvicrës, ka nënshkruar kontratë me skuadrën turke deri në qershor të vitit 2024.

Atij i skadonte kontrata me skuadrën e Wolfsburgut dhe do të duhej të lirohej si lojtar i lirë.