11:44 / E Mërkurë, 22 Maj 2019 / indeksADMonline

Admirali amerikan, Foggo pritet me ceremoni solemne në Ministrinë e Mbrojtjes

Shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli, admirali amerikan James Foggo, po qëndron në Kosovë, ku sot ka vizituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Admirali Foggo është pritur me ceremoni nga ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, raporton Indeksonline.

Pas kësaj ceremonie, Foggo dhe Berisha po mbajnë një takim të mbyllur në ambientet e ministrisë.

Derisa, sot pritet që shefi i Komandës së Bashkuar të Aleancës Veriatlantike në Napoli të takohet edhe me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. /Indeksonline/