ADN-ja juaj mund të diktojë se cila dietë funksionon për ju
Pavarësisht nga udhëzimet dietale, fushatat e ndërgjegjësimit publik dhe përpjekjet e vërteta të njerëzve për të humbur peshë, epidemia e obezitetit duket se po shkon askund dhe përpjekjet për të humbur peshë po bëhen shumë të vështira.
Eskpertët nutricionist duket se kanë një shpjegim për këtë, transmeton Indeksonline.
Dietat e ndryshme mund të jenë të përshtatshme për njerëz të ndryshëm, bazuar në predispozicionin e tyre gjenetik, vë në pah një studim i ri.
Nëse një dietë do të funksionojë ose jo, mund të “shkruhet” në gjenet tona, transmeton Indeksonline.
Udhëzimet dietike janë ndërtuar mbi premisën e rreme që një dietë i përshtatet të gjithëve mirëpo kjo nuk është e vërtetë.
Mënyra se si një dietë e caktuar funksionon, varet nga organizmi i njeriut dhe dieta të ndryshme duhet aplikuar varësisht prej nevojave dhe personit./Indeksonline/