13:15 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

Adnan Blaku “rregullon” Kushtetutën, thotë se është e bërë “llom”

Njihet për humorin e tij dhe personazhet që ka luajtur ndër vite, ndërsa këtë herë Adnan Blaku  një të tillë ia kushtoi politikës në vend.

Ndonëse kohë pandemie, situata politike ka vazhduar duke u acaruar përditë e më shumë, madje partitë kanë akuzuar njëra-tjetren për shkelje të Kushtetuës në disa raste, shkruan Indeksonline.

E pikërisht për këtë, aktori i mirënjohur i humorit për Indeksonline ka realizuar një skeç në të cilin paraqitet si ‘mjeshtër’ i Kushtetutës duke thënë se Kosova është bërë ‘llom’.

Tutje Adnani bën thirrje që të jeni sa më shumë pozitiv, pasi kjo do të kalojë dhe Kosova do t’i kthehet normalitetit.

Më poshtë video: