75 Mall Live Search
11:56 / E Mërkurë, 05 Qershor 2024 / G T

Adnan Januzaj e “kall” atmosferën në një dasmë, qenka maestro i tupanit

Futbollisti i Kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj ka pasur një dasëm gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një video e ish-lojtarit të Manchester Unitedit është publikuar në rrjetet sociale ku shihet duke i rënë tupanit, shkruan Indeksonline

Në këto rrjete sociale ka filluar mënjeherë një shaka ndaj lojtarit të klubit spanjoll.

“Shqipëria do të luaj në Euro-n 2024, Kosova në miqësore ndaj Norvegjisë, kurse Januzaj duke i rënë tupanit”, shkruhet në disa reagime në rrjetet sociale

29-vjeçari është futbollist i Sevillas në La Liga, kurse kontrata e tij skadon në vitin 2026. E ardhmja e tij mund të ndryshojë gjatë afatit kalimtar të verës./Indeksonline/