75 Mall Live Search
19:13 / E Diele, 02 Janar 2022 / AR

Adnan Januzaj e nis vitin 2022 në mënyrën më të mirë – shënon gol kundër Alaves

Adnan Januzaj ka realizuar golin e parë për vitin 2022 në La Liga me fanellën e Real Sociedadit.

Futbollisti me prejardhje shqiptare ka realizuar në minutën e 14-të për Sociedadin në takimin e javës së 19-të në La Liga kundër Alavesit.

Januzaj u shërbye në zonë nga bashkëlojtari i tij, Portu dhe me një goditje të saktë nga afërsia i dhuroi epërsinë skuadrës së tij.

Reprezentuesi i Belgjikës pritet të largohet nga baskët, ndërsa ofertat për të nga skuadrat evropiane nuk mungojnë.