22:21 / E Shtunë, 24 Korrik 2021 / OSH

Adnan Januzaj e uron Distria Krasniqin për suksesin e madh në “Tokyo 2020”

Futbollisti Adnan Januzaj e ka uruar xhudisten Distria Krasniqi për suksesin e arritur në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Xhudistja Krasniqi garoi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe u tregua më e mira duke e rrëmbyer medaljen e artë.

Januzaj në profilin e tij në Instagram shfrytëzoi rastin ta urojë për këtë sukses.

“Urime kampione” – shkroi ai në InstaStory.