18:13 / E Martë, 28 Qershor 2022 / Gj. Sh

Adnan Januzaj gjithnjë e më afër kalimit tek klubi i madh italian

Futbollisti me preardhje nga Kosova, Adnan Januzaj, është shumë afër kalimit te skuadra italiane Napoli.

Mediat spanjolle raportojn se Januzaj nuk ka arritur marrëveshje për të vazhduar kontratën, dhe se e dëshiron largimin nga Real Sociedad, transmeton Indeksonline.

Për lojtarin me preardhje nga Kosova, ka shfaqur interesim skuadra italiane Napoli.

Raportohet se trajneri Luciano Spalletti ka zhvilluar tashmë bisedime me rrethin e futbollistit për të mësuar për synimin e Januzajt./Indeksonline/