Adnan Januzaj i bën “reklamë” këngës së reperit kosovar

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj ka postuar një video në instagram.
Në këtë video dëgjohet kënga më e re e reperit kosovar, Capital T, e të cilit Januzaj i është drejtuar si vëlla, transmeton IndeksOnline.
Januzaj është kritikuar mjaftë shumë për deklaratat e tij, në të kaluarën mirëpo siç duket ai ka marrëdhënie të mira me reperët kosovarë.
Futbollisti kosovar aktualisht është pjesë e skuadrës spanjolle, Real Sociedad skuadër kjo të cilës ju bashkua pas transferimit nga Manchester United./IndeksOnline/.