Adnan Januzaj tregon klasin, skuadra e La Liga e quan “gjeni”
 
				Si të gjithë lojtarët e tjerë edhe Adnan Januzaj po qëndron në shtëpi për tu mbrojtur nga koronavirusi, në këtë kohë kur futbolli në Evropë ka pushuar.
Ai ka bërë një video duke treguar aftësitë e tij në “Freestyle” në ballkonin e shtëpisë së tij, shkruan Indeksonline.
Skuadra e Real Siciedadit e ka postuar videon në rrjetet sociale, ku yllin nga Istogu e ka quajtur gjeni.
Këtë sezon, 25 vjeçari ka zhvilluar 28 ndeshje me fanellën e Real Sociedadit në të gjitha garat, duke shënuar shtatë gola. /IndeksOnline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                