75 Mall Live Search
21:37 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Adnan Januzja bëhet edhe “menaxher” i Pogbas, tregon se a do të qëndrojë francezi tek Man United

Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester United edhe për një sezon tjetër, sipas mikut të tij të ngushtë dhe ish-shokut të skuadrës, Adnan Januzaj.

Pogba ka qenë prej kohësh i lidhur me një transferim te Real Madrid dhe vitin e kaluar pranoi se po kërkonte një “sfidë të re”, por si duket gjërat kanë ndryshuar për francezin.

Januzaj në një prononcim për ‘Sky Sports’ ka bërë të ditur se mesfushori francez do të qëndrojë në “Old Trafford” edhe për një vit.

“Unë mendoj se ai do të qëndrojë,” i tha Januzaj. “Pogba dhe unë kemi kontaktet të mira. Ne e kemi njohur njëri-tjetrin që kur ishim fëmijë kur luanim në akademi së bashku. Miqësin tonë e kemi të lidhur edhe me familjet dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”, përfundoi futbollisti kosovar.

Kujtojmë se kontrata e Pogbsa me United do të skadojë vitin e ardhshëm, por klubi ka mundësi që t’i ofrojë atij zgjatje edhe për një vit. /Indeksonline/