07:20 / E Enjte, 14 Janar 2021 / Blerim

Adnan Rrustemi, kandidati i VV-së për deputet nga Lipjani

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan ka propozuar aktivistin Adnan Rrustemi kandidat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit. Strukturat e Lëvizjes në Lipjan janë më të mobilizuara e më të entuziazmuara se kurrë më parë për fitoren e madhe.

“Të gjitha strukturat dhe aktivistët do të angazhohen për të fuqizuar Lëvizjen në Lipjan dhe për t’i dhënë vendit qeverisjen e shumpritur”, thuhet në njoftimin e VV-së, Dega në Lipjan.