75 Mall Live Search
11:15 / E Martë, 23 Dhjetor 2025 / b l

Adnan Thaqi: Gjakova dhe Rahoveci plot shpresë për fitoren e PDK-së

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Adnan Thaqi, ka theksuar se Gjakova dhe Rahoveci janë të mbushura me shpresë dhe besim për ndryshim, duke nënvizuar se PDK-ja po ecën me vendosmëri drejt fitores.

82-shi në Listën e PDK-së thotë se mbështetja e qytetarëve dhe energjia pozitive në terren janë dëshmi e qartë e mobilizimit për një të ardhme më të mirë, me Bedri Hamzën kryeministër.