Adoleshentët që pijnë cigare elektrike, kanë shumë mundësi që të fillojnë duhanin
Universiteti i Bonstonit bëri një studim në Shkollën e Shëndetit Publik, ku vështroi 6,123 studentë nga viti 2013 deri në vitin 2016.
Ata gjetën shumë lidhje të përbashkëta mes cigarës elektrike dhe produkteve të duhanit, transmeton Indeksonline.
Adoleshentët që përdorin cigare elektrike janë katër herë më të rrezikuar se ata që nuk e provojnë, tha studimi.
Në sondazhin e parë që kishin bërë studentët kishin treguar që përveç cigareve elektrike nuk kishin përdorur ndonjë produkt të duhanit.
Në sondazhin e tretë, 6.1% të studentëve kanë pranuar që kanë provuar produkte të duhanit./Indeksonline/