75 Mall Live Search
22:12 / E Shtunë, 29 Qershor 2024 / MSH

Adoleshentët që pinë kanabis janë më të prirur ndaj problemeve mendore

Adoleshentët që e pinë kanabisin kanë 11 herë më shumë gjasa të zhvillojnë probleme të shëndetit mendor sesa ata që nuk e pinë, sipas një studimi të botuar në revistën Psychological Medicine.

“Lidhja midis kanabisit dhe çrregullimeve psikotike mund të jetë më e fortë se sa sugjeron hulumtimi i mëparshëm, i cili bazohej kryesisht në të dhëna më të vjetra kur kanabisi ishte më pak efektiv se sa është sot”, thanë studiuesit, duke paralajmëruar se adoleshentët janë veçanërisht të prekshëm ndaj efekteve të kanabisit.

Shkencëtarët shqyrtuan të dhënat e mëparshme mjekësore nga Universiteti i Torontos, Qendra për Varësinë dhe Shëndetin Mendor dhe ICES, i njohur më parë si Instituti për Vlerësimin e Shkencave Klinike.

Bëhet fjalë për të dhëna për 11 mijë adoleshentë nga Ontario, ku janë marrë në konsideratë edhe të dhënat për shtrimet e tyre, thirrjet e urgjencës dhe informacionet për vizitat ambulatore të mjekëve tek pacientët e vegjël. Ata thonë se hulumtimi i tyre është i pari që sugjeron “një lidhje midis përdorimit të kanabisit tek adoleshentët dhe diagnozave të mëvonshme të çrregullimeve psikotike“.

“Ne gjetëm një lidhje shumë të fortë midis përdorimit të kanabisit dhe rrezikut të zhvillimit të çrregullimeve psikotike në adoleshencë. Ne ishim të befasuar sepse nuk gjetëm prova të një lidhjeje të tillë mes njerëzve në moshë madhore”, tha një nga pjesëmarrësit në studim, Andre Macdonald.