Adoleshenti britanik fitoi 1 milion dollarë duke luajtur Fortnite
Një adoleshent britanik i cili fitoi 1 milion dollarë në një turne lojrash tha se është i lumtur që i’a ka provuar nënës së tij se ai nuk ishte duke humbur kohë me këtë lojë.
Jaden Ashman, nga Essex, do të ndajë 2.25 milionë dollarë amerikanë me partnerin e tij hollandez pasi ata fituan vendin e dytë në Kupën e parë Botërore të Fortnite, transmeton Indeksonline.
15-vjeçari luante me emrin Wolfiez në veprimtarinë tre ditore të mbajtur brenda stadiumit të tenisit Arthur Ashe në Nju Jork.
Më shumë se 100 finalistë u caktuan të marrin pjesë në këtë garë.
Nëna e tij, Lisa Dallman, i tha BBC: “Nëse unë jam i sinqertë me ju, unë kam qenë mjaft kundër lojrave. Unë kam qenë më shumë duke e shtyrë atë për detyrat e tij shkollore”./Indeksonline/.