12:45 / E Martë, 09 Maj 2023 / AR

Adoleshenti i dërgon mesazhin e fundit të ëmës, 9 minuta para se të vdiste në aksident

Një adoleshent i dërgoi një mesazh nënës së tij ,ku i thoshte, “jam i lodhur”, pak çaste para se të vritej duke përplasur makinën e tij.

Robert Adams, 19 vjeç, po udhëtonte përgjatë A55 në Uells, kur automjeti i tij Vauxhall Astra, u përplas në pjesën e pasme të një kamioni, që udhëtonte në të njëjtin drejtim.

Makina e tij u fut nën rimorkio e cila përmbante 13 ton djathë dhe Adams, i cili pësoi lëndime të mëdha në kokë, u deklarua i vdekur në vendngjarje, raporton North Wales Live.

Në një deklaratë, nëna e tij, Lorraine Lansbury, tha se djali i saj kishte kaluar pasditen me familjen në një panair, përpara se të shkonte të takonte të dashurën e tij Shannon Williams.

Në orën 1:25 të mëngjesit ai i shkroi të ëmës një mesazh: Jam i lodhur. Nëntë minuta më vonë, përplasja ndodhi në karrexhatën me drejtim lindje të A55.

Shoferi i kamionit Volvo, James Boyce, i tha policisë se kishte qenë duke ngadalësuar shpejtësinë, pasi tabela e vendosur në rrugë, njoftonte uljen e shpejtësisë deri në 30km/h.

Adams ishte montues gomash me Kwik Fit në Colwyn Bay dhe familja e tij tha se ai ishte krenar që ishte promovuar kohët e fundit. Ata thanë se ai kishte një zemër prej ari dhe gjithmonë donte të ndihmonte të tjerët.

Nuk u konstatuan defekte mekanike në asnjë automjet. John Gittins, mjek në Uellsin e Veriut Lindor dhe Qendror, nxori përfundimin e vdekjes së Adams.

“Nuk besoj për asnjë sekondë se ai e bëri këtë qëllimisht. Ishte vetëm rezultat i lodhjes së tij”, tha ai.