11:07 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Adoleshenti më i trashë në botë, peshon 237 kilogramë!

Mbipesha padyshim se është problem për shumë persona në botë.

Por adoleshenti, 14 vjeçar, Mihir Jain, ka hiç më pak se 237 kilogramë. Ai u cilësua si adoleshenti me peshën më të madhe në botë, transmeton Indeksonline.

Mihir Jain nga Delhi në Indi, gjithnjë jetonte duke ngrënë ushqime ‘Fast Food’ dhe me pije të gazuar. Por së fundi ai është detyruar të kryejë një operacion në stomak dhe vazhduar me një dietë të shëndetshme, duke rënë kështu në 140 kilogramë.

Rimëkëmbja e tij ka vazhduar dhe tani ai është në gjendje të ecë pa ndihmën e dikujt dhe vizitoi një kinema për herë të parë në jetën e tij.

“Ndihem shumë më mirë. NUk mund të besoj se kam arritur të bie në peshë. Ka qenë shumë punë e vështirë, por ia vlen.Isha i vendosur të bëjë atë që më propozoi mjeku. Dhe kur humba në peshë  doja që më vendoshmëri të ecja tutje”, ka thënë ai./Indeksonline/