75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Adoleshenti me kancer të rrallë të eshtrave i propozon të dashurës

Një adoleshent me një kancer kërcënues për jetën i propozoi të dashurës pasi vendosi se donte të shpenzohet çdo moment që ai kishte me dashurinë e jetës së tij.

Brandy Hunker, nga Pensilvania u shkatërrua i tëri kur mori vesh se kanceri i ishte rikthyer dhe ishte përhapur.

Lajmi i keq nxiti 17 vjeçarin që të pyeste të dashurën et ij, Mollie,që të bëhej pjesë e pandashme e jetës së tij.

Ai filloi të mbledhë fonde për t’i realizuar asaj dasmën e ëndrrave.

“Në një botë plotë me mundësi, në qoftë se unë kam humbur luftën time, unë do të të ndjehesha i penduar nëse s’do të isha martuar me Mollyn. Ne nuk e dimë se kur do të vija ajo ditë, ose nëse do të vije, por ajo që dimë është se nuk kemi arsye për të humbur”, shkroi Brandy në faqen e GoFundMe, transmeton Indeksonline.

Ai u diagnostikua me Eëig Sarcocoma kur ai ishte vetëm 15 vjeç dhe nganjëherë kishte frikë se do të humbiste këmbën e tij për shkak të tumorit.

Që kur sëmundja u kthye , Brady tani ka pika të shumta të kancerit në kolonën e tij kurrizore , krahun e djathtë, të dy shpatullat, këmbët, mushkëritë, në pjesën e legenit, brinjët e shumë të tjera.

Duke postuar disa fotografi të bukura të propozimit, Mollie shkroi: Brady u gjunjëzua pranë meje dhe më kërkoi të martohesha me të. Pa një mendim të dytë, thashë PO.

“Unë nuk mund të imagjinoj një njeri më të mirë për të kaluar jetën time dhe nuk mund të presim që ky udhëtim i mbushur plot dashuri të vazhdojë”, ka thënë ajo.

Çifti u takuan në shkollën e mesme në 2014 dhe ka kanë qenë miq të ngushtë që nga ajo kohë, dhe pavarësisht moshave të reja, ata ishin të sigurt që duan të kalojnë jetën e tyre së bashku./Indeksonline/