75 Mall Live Search
11:02 / E Enjte, 09 Nëntor 2023 / L K

Adoleshenti që ia terroi mbrëmë Manchester Unitedit: Jam tifoz i Messit, por ëndërroj Real Madridin

Roony Bardghji është emri i “mallkuar” për Manchester United në natën e mbrëmshme. Talenti 17 vjeçar suedez, me prejardhje siriane, ka shënuar golin e fitores për Kopenhagën pak minuta pasi u fut në ndeshje.

Më 21 nëntor 2021, në moshën 16 vjeç e 6 ditë, ai kaloi Kenneth Zohore (16 vjeç e 35 ditë) si debutuesi më i ri në historinë e Kopenhagës .

Që atëherë, ai ka bërë 65 ndeshje duke shënuar 15 gola.

“Qëllimi im i madh ka qenë gjithmonë të jem më i miri. Dua të luaj në ligat e mëdha dhe skuadrat më të mëdha. Unë nuk jam tifoz i Madridit, në fakt jam tifoz i Messit, por ëndërroj të luaj në Real Madrid” ka thënë Roony./Indeksonline/