Një adoleshent tenton të vetëvritet në shkollë, trajneri e çarmatos dhe e shpëton me një përqafim
Autoritetet amerikane të Oregon, kanë publikuar një video ku shihet një pjesë e imazheve ku një mësues fizkulture dhe trajner futbolli çarmatosin një nxënës, i cili tentoi të vriste veten në Parkrose High School, të Portland.
Pamjet e publikuara këto ditë, datojnë më 17 maj.
Ishte Prokuroria e Multnomah Countyt ajo që publikoi imazhet, ku shihet trajneri
Keanon Lowe dhe nxënësi, duke dalë nga klasa, teksa burri ka marrë në dorë armën.
Më tej trajneri ia kalon armën një mësuesi dhe e përqafon nxënësin, për ta qetësuar.
I riu, një 18- vjeçar, kishte në plan të vriste veten, ndërkohë që këto ditë tetori u shpall fajtor për armëmbajtje pa leje.
Adoleshenti tenton vetëvrasjen me armë në shkollë, trajneri e çarmatos dhe e shpëton me një përqafim on Vidnews.