13:21 / E Martë, 05 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Adoleshenti vdes duke luajtur shumë video-lojëra

Një adoleshent vdiq para kompjuterit pasi kishte luajtur pa ndërprerje me videolojëra gjatë ditëve që kishte pushim nga shkolla.

17-vjeçari nga Tajlanda e përdori kohën e lirë për të qëndruar në dhomë e për të luajtur lojëra në Internet me kompjuterin personal.

Prindërit thonë se ai kishte varësi. Rrinte gjithë natën, duke luajtur e në mëngjes mbyllte perdet që ta bënte dhomën errësirë e të vazhdonte lojën.

Prindërit i luteshin të ndalonte, por ai vazhdonte, derisa e gjetën të hënën të vdekur, të rënë nga karrigia. Mjekët thanë se ishte shkaktuar nga një mpiksje e gjakut në tru.