21:53 / E Enjte, 20 Maj 2021 / Blerim

Adonis Aliu e kryen me sukses operimin!

Futbollisti i Llapit, Adonis Aliu e kryen me sukses operimin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Llapit përmes një postimi në profilin e tyre në ‘Facebook’, shkruan IndeksOnline

Aliu, i është nënshtruar operimit të ligamentit ACL të gjurit të cilin e kaloi me shumë sukses.

“Klubi i qëndron pranë dhe i dëshiron rikthim të shpejtë!

Lojtari ynë Adonis Aliu sot i është nënshtruar operimit të ligamentit ACL të gjurit të cilin e kaloi me shumë sukses.

Aliu pësoi rupturë të ligamentit ACL në gjurin e këmbës së majtë dhe operimi ishte i pashmangshëm.

Shërim të shpejt Adonis, të presim dhe do të kthehesh edhe më i fortë”.