75 Mall Live Search
22:10 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / OSH

Adonis Milaj, Xhaka i ri i Kosovës, po shkëlqen te Kosova U17

Mesfushori i Kosovës U17, Adonis Milaj ka thënë se beson se kombëtarja U17 do ta kalojë grupin, duke shtuar se stili i tij i lojës ngjason me mesfushorin Granit Xhaka.

Lojtari i Borussia Monchengladbach për Indeksonline është shprehur se në Kosovë u prit mirë.

“Atmosfera është mjaft e mirë. Pritja ka qenë mjaft e ngrohtë dhe shpresojmë ta kalojmë grupin sepse kemi ekip cilësor”, u shpreh mesfushori defansiv.

Poashtu, ai foli edhe për kombëtaren A të Kosovës, duke thënë se një ditë pret të luajë.

“Besoj që me punë edhe angazhim do të arrij tek kombëtarja A”, shtoi Milaj.

Ai potencoi se tek skuadra e Monchengladbach ndihet mirë, duke shpresuar një ditë të luajë në Bundesliga.

“Çdo gjë është në mënyrën perfekte dhe pres të vazhdoj kështu. Pas disa viteve e shoh veten tek ekipa A e Monchengladbach.

I pyetur për lojtarin e tij të prefuar, ai përmendi emrin e mesfushorit shqiptar Granit Xhaka.

“E preferoj Granit Xhakën, pasi e kam stilin e ngjashëm me të”.

Milaj është pjesë e Borussia Monchengladbach që nga grupmoshat U12.