75 Mall Live Search
15:43 / E Hënë, 28 Gusht 2023 / S Z

Adoptimi i qenve endacak, Rama: Interesim i madh, qentë do të pajisen me mikroçip

Sot ka filluar adoptimi e qenve endacak në kryeqytet. Kryetari i Prishtinës Përarim Rama ka thënë se një numër i madh i qytetarëve,  kanë shprehur interesim për adoptim.  Ndërsa ka bërë të ditur se qentë të cilët do të jepen për adoptim, do të jenë të pajisur me mikroçip,  montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca.

“Tashmë secili qen në kryeqytet do të ketë një pronar. Jemi siguruar që të ofrojmë kushte dhe trajtim human për qentë dhe siguri shtesë për qytetarët e kryeqytetit.  Jam shumë falënderues që një numër i madh i qytetarëve kanë shprehur interesim për adoptim. Ju lus që të keni kujdes për këto krijesa dhe të tregoni dashuri ndaj tyre. Secili nga qentë që jepet për adoptim do të jetë i pajisur me mikroçip dhe numri i tij është i vendosur edhe në kontratë, montorimi i të cilit do të bëhet nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca”, ka shkruar Rama në Facebook.