11:52 / E Hënë, 23 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Adoptoi qenin me tumor, që të jetë i lumtur në ditët e fundit të jetës së tij

Një burrë nga Argjentina i dha një qeni të sëmurë dhuratën më të mirë, kur e adoptoi, në mënyrë që të mund të jetonte i lumtur ditët e fundit të jetës së tj.

Luciano Karosas, nga Berazategui në Buenos Ajres, e priti qenin në shtëpinë e tij, pasi katër familje kishin e refuzuar atë për shkak të sëmundjes së tij.

Qeni Thanos, kishte tumor në kokën e tij, shkruan Indeksonline.

thanos dog has tumour on head

Ai kishte jetuar me disa familje, por kur kujdesi për të u bë i vështirë, ai mbeti i vetëm.

Por, Luciano porsa e vizitoi qendrën e strehimit të kafshëve, u prek nga rrëfimi për të dhe menjëherë e adoptoi.

thanos the dog tumour on head

Ai e përkëdhelte qenin, kurse Thanosi dukej më i lumtur se kurrë në kohën e shkurtër kur po jetonte me Luciano.

Kështu, Thanosi ngordhi në fillim të këtij viti dhe pronari i tij shkroi: “Do të dua përgjithmonë”./Indeksonline/