16:24 / E Shtunë, 31 Dhjetor 2022 / MSH

Adresimi i presidentes Osmani për Vitin e Ri

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e vendit, me rastin e Vitit të Ri 2023.

Në një video-adresim 5 minutësh, ajo uron që të gjithë qytetarët të reflektojnë mbi sfidat dhe punët që kanë pasur gjatë këtij viti, duke thënë se u është mirënjohëse të gjithë atyre që këtë natë të Vitit të Ri do e kalojnë në punë, në shërbim të qytetarëve.

“Në këtë ditë, sheshet dhe rrugët tona janë të mbushura. Në mesin e shumë njerëzve që dalin për të përshendetur e ururar njëri-tjetrin janë shumë pejsëtar të mërgatës tonë. Mirë se vini në atdheun tuaj. Jemi vërtetë të lumtur t’iu kemi në mesin tonë” tha ndër të tjerash presidentja Osmani.

Në videon e mëposhtme mund ta ndiqni adresimin e saj të plotë.