75 Mall Live Search
15:16 / E Martë, 04 Qershor 2024 / L K

Adrian Berisha shënon 15-vjetorin e karrierës, organizon ngjarje muzikore (detaje)

Të dashtun gazetarë dhe përfaqësues të medias,

Unë Adrian Berisha, me të cilin jeni taku në çdo cep të qytetit të Prishtinës dhe në shumë aktivitete socio-kulturore, po e shënoj 15-vjetorin e karrierës së time artistike dhe kam kënaqësine e veçantë që për nder të shënimit të kësaj date, përzemërsisht të ju ftoj në këtë ngjarjeje muzikore të titulluar VOYAGE 15.

Detajet e ngjarjes VOYAGE 15.

● Data: 15 Qershor 2024

● Vendi: Salla e Djegun e Pallatit të Rinisë, Prishtinë

● Artistët: Horse Meat Disco (UK), Bedi Pejani (AL), Erleta Kadrija (KS), Hedon Blakaj (FI), dhe vetë unë Adrian Berisha.

“Voyage 15” është një festim i një dekade e gjysmë të muzikës dhe kulturës që unë jam mundu me sjellë në jetën kulturore dhe artistike të qytetit të Prishtinës. E kam zgjedh këtë datë për të festu edhe 25 vjetorin e çlirimit të qytetit tonë të dashtun të Prishtinës.

Prandaj, është një festë e dyfishtë të cilën do të doja ta ndaja me secilin prej jush.

Çka mund të prisni?

● Muzikë të mrekullueshme: Nga legjendarët e diskos Horse Meat Disco deri te muzicientat tanë të dashtun lokal si Ylli Megi, Bedi Pejani dhe Erleta Kadrija.

● Atmosferë unike: Salla e Djegun e Pallatit i Rinisë do të jetë hapësira e përsosur për një natë të paharruar.

● Mision i veçantë: I gjithë fitimi financiar nga kjo ngjarje dedikohet për Shkollën e Muzikës Prenk Jakova për të blerë instrumente muzikore.

Keni mundësinë që të jeni pjese e kësaj ngjarjeje muzikore përmes mbulimit mediatik.

Ju mund të keni akses posaçëm për të më intervistuar mua dhe artistët e tjerë, dhe do të mund të kapni momentet më të mira të natës.

Për më shumë detaje mund të me kontaktoni si më poshtë:

● Email: adrianberishaa@gmail.com

● Telefon: +38349885882

Do të isha shume i lumtur dhe i nderum nëse do të gjeni kohë për të raportu për VOYAGE

15. Në të njejtën kohe, shpresoj të ju takoj me datën 15 Qershor! 🙂

Me dashni,

Adriani <3