75 Mall Live Search
18:42 / E Diele, 17 Dhjetor 2023 / AR

Adriana Lima flet për daljet e fundit në tapetin e kuq: U shokova kur pashë…

Adriana Lima në një intervistë për Harper’s Bazaar Arabia, foli për komentet rreth operacioneve plastike që e bën subjekt të tabloidëve kudo në botë.

“Nuk u shqetësova aspak,” tha Adriana duke u referuar komenteve negative në internet që spekulonin se fytyra e saj më e fryrë ishte rezultat i një procedure kozmetike.

“Unë jam shumë e fortë dhe realisht para se të dilja nga shtëpia e pashë veten në pasqyrë dhe u ndjeva mirë. Kisha fëmijët afër në ato momente që më shikonin dhe më thanë: “Mami!” Dukesh shumë e bukur!”

Pavarësisht diskutimeve në internet, modelja pranoi se ishte “tronditur” pasi kishte parë fotot e saj në tapetin e kuq. “Unë ndihesha sikur ‘nuk jam unë’,” tha ajo. “Gjithçka ishte e çuditshme sepse unë nuk e shoh veten ashtu. Unë ende nuk e shoh veten të tillë…Ju mund ta shihni veten ndryshe në momente të caktuara të jetës,” shtoi Lima.