Adriana Lima në qendër të vëmendjes/ Ja rutina që ndjek modelja për t’u mirëmbajtur
Modelja e njohur braziliane Adriana Lima, ish-“engjëlli” i Victoria’s Secret, ka rikthyer vëmendjen e mediave me stilin e saj të jetesës dhe ndryshimet në pamje.
Sipas deklarimeve të saj, 45-vjeçarja ndjek një rutinë shumë intensive stërvitjeje, duke u ushtruar pothuajse çdo ditë. Pjesë kryesore e programit të saj është boksi, i cili përbën rreth 80% të aktivitetit fizik, ndërsa kombinon edhe kardio, ushtrime force, yoga dhe Pilates.
Lima ndjek gjithashtu një regjim të rreptë ushqimor, duke konsumuar rreth gjashtë vakte të vogla në ditë dhe duke pirë afërsisht dy litra ujë. Dieta e saj përfshin ushqime të shëndetshme si tërshërë, proteina, perime dhe fruta, ndërsa ëmbëlsirat i konsumon shumë rrallë.
Përveç stërvitjes dhe ushqimit, modelja ka theksuar rëndësinë e gjumit dhe meditimit, duke fjetur deri në nëntë orë në natë për të ruajtur energjinë dhe ekuilibrin e përditshëm.
Së fundmi, Lima është komentuar edhe për pamjen e saj në ndryshim, pasi u shfaq në premierën e filmit “The Thicket”, ku disa fansa vunë re ndryshime në fytyrën e saj, përfshirë sy më të tërhequr dhe vetulla më të ngritura. Këto detaje kanë nxitur diskutime në rrjetet sociale, ndërsa modelja vazhdon të mbetet një nga figurat më të ndjekura në botën e modës.

