Adriana Matoshi e përfundon me sukses operimin

Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi, e ka përfunduar me sukses operimin për tumorin në tru.
Kjo u bë e ditur nga reagimet e kolegëve të saj në Facebook.
Matoshi të hënën ka njoftuar se do t’i nënshtrohet operimit pasi i është rikthyer pas nëntë vitesh tumori në tru.