Adriana Matoshi falënderon të gjithë për lutjet: M’keni bo të fortë!

Operimi në tru i Adriana Matoshit ka rezultuar i suksesshëm.
Deputetja e aktorja kosovare ka filluar të rimarrë vetën duke qenë aktive në rrjetet sociale, shkruan Indeksonline.
Përmes një postimi në Instastory ajo vendosi që t’i falënderoj të gjithë për lutjet që i kanë bërë për të.
“Ju faleminderit per lutjet e juja. M’keni bo te forte shume ma shume. Zoti ju rujte e ju dashte”, shkroi ajo./Indeksonline/
