75 Mall Live Search
18:45 / E Shtunë, 31 Tetor 2020 / OSH

Adriana Matoshi fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin e Spanjës

Sukseset e aktores së mirënjohur shqiptare, Adriana Matoshi, duket se nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Ajo së fundmi ka fituar çmimin si aktorja më e mirë në festivalin ‘Mostra de Venecia’ në Spanjë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga faqja kryesore e Qendra Kinematografisë së Kosovës, në rrjetin social Facebook.

“Adriana Matoshi triumfon në Spanjë, fiton çmimin ‘Aktorja më e mirë’ në festivalin Mostra de Valencia në rolin e filmit Zana, të regjisores Antoneta Kastrati, shkruhej në postim.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve u mbajt në gala mbylljen e Mostrës, të mbajtur në La Rambleta de Valencia, ku morën pjesë autoritete të ndryshme.

Matoshi përndryshe është bërë kryetemë e faqeve rozë, për shkak se zbuloi lidhjen e saj me futbollistin afrikan, Keith groeneveld.