22:31 / E Enjte, 04 Qershor 2020 / indeksADMonline

Adriana Matoshi reagon pas akuzave që në kafiteri po përhapet virusi: Bëhuni pak suedez

Tashmë dalëngadalë po rikthehet normaliteti, pas gati tre muajsh izolim.

Puna dhe aktivitete kanë filluar duke u nisur nga shkollat, çerdhet, trafiku urban e edhe kafiterët së fundi janë hapur.

E, në këto të fundi janë hedhur akuzua se po bëhet përhapja e virusit më lehtë, përshkak të grumbullimit të njerëzve, shkruan Indeksonline.

Lidhur me këtë ka reaguar aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi e cila është poashtu pronare e një kafiterie në kryeqytet.

Përmes një statusi të gjatë aktorja ka thënë njerëzit nuk e kanë obligim që të shkojnë në kafiteri, pastaj ka distancë dhe ka qarkullim,, nuk vijë të gjithë në të njëjtin orar.

Sipas aktores ata që ndihen të rrezikuar, qëndrojnë në shtëpi dhe se kafiterit po e kryejnë shërbimin e njëjtë si dyqanet, barnatoret apo kompanitë e tjera.

Më poshtë statusi i saj: