12:50 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Adriana Matoshi shokon me rrëfimin: Kur isha shtatzënë kuptova se kisha tumor në kokë

Aktorja e mirënjohur shqiptare së fundi në një intervistë ka folur për jetën e saj private.

Ajo për herë të parë në emisionin NIN ka rrëfyer periudhën e vështirë në të cilën ka kaluar.

“Në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt dhe gjithçka ka shkuar në rregull deri në momentin kur unë kisha të vjella shumë, marramendje dhe unë ia lashë fajin shtatzënësisë”, është shprehur aktorja.

Ajo u shpreh ka kaluar në një periudhë të rëndë, por që ia ka dalë ta kalonte me suksese.

“E kuptova se nuk është puna e shtatzënësisë, por që në trupin tim kokën time, e kam një tumor edhe nuk i kam treguar askujt. Atë kohë Blerta më ka thirrur të luaja te “Kthimi”, menjëhera i kam thënë jo se nuk mundem, nuk kam dashur të dinte askush aq më pak prindërit e mi që më kanë vetëm një fëmijë. Tri ditë ka zgjatur dhe kisha dhimbje të tmerrshme, sidomos te skena e divanit. Ka qenë periudhë e rëndë, e vështirë por që ka kaluar me sukses”, u shpreh ajo.

Ndryshe, Matoshin së fundi e shohim në filmin “Zana” sukseset e të cilit kanë kaluar kufijtë shqiptarë./Indeksonline/