Adriana po e merr seriozisht kandidaturën e deputetes, merr pjesë në mbledhjen e LVV-së në Gjilan

Aktorja kosovare, Adriana Matoshi, ka nisur aktivitetet politike.
Pas shpalljes së kandidaturës për deputete, ajo tashmë po merr pjesë edhe në mbledhjet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Mirë se erdhe Adriana Matoshi!”, ka shkruar në Facebook ish-deputetja, Labinotë Demi-Murtezi.
Në foto shihet edhe ish-deputetja tjetër, Arbreshë Kryeziu-Hyseni.
