11:47 / E Shtunë, 13 Mars 2021 / Blerim

Adriano ‘boss’, shet shtëpinë për të jetuar në hotel luksoz!

Ish-sulmuesi brazilian, Adrian e ka shitur shtëpinë e tij luksoze për të jetuar në një hotel edhe më luksoz.

Ai tani po jeton në një apartament presidencial të hotelit luksoz “Grande Hyatt” në lagjen e pavarur të Barra do Tijuca në qytetin e Rio de Janiero.

Sipas ‘A Tribune’, ish sulmuesi i Interit aktualisht po paguan rreth 10 mijë euro çdo muaj për qira, pasi ka shtiru rezidencën e tij për 1.4 milionë euro.

39-vjeçari fitoi katër tituj në Serie A me Interin dhe dy trofe Campeonato Brasileiro, me Flamengon dhe Corinthiansin.

Adriano, i cili ka luajtur për herë të fundit për Miami United në vitin 2016, ka pasur një jetë të trazuar si brenda dhe ashtu edhe jashtë fushës.