Adriano jr në gjurmët e babait të tij, kontrata e parë profesionale

Gjaku i mirë nuk gënjen dhe në venat e Adriano Carvalho Ribeiro shkon ai i Adriano Perandorit.
Pasi ka dalë në dritë me golat e tij, djali 16-vjeçar i ish-qendërsulmuesit të Parmës, Interit dhe Romës (si dhe Seleçaos) tani do të mund të përpiqet të ndjekë hapat e të atit falë të parës kontratë si profesionist e nënshkruar me Serranon.
“Lidhja e atletit 16-vjeçar me klubin do të zgjasë deri në dhjetor 2026”, shpjegon klubi brazilian nga Petropolis (afër Rio de Janeiro) në një shënim të publikuar në faqen e tij zyrtare, duke kujtuar sesi “Adriano mbërriti në gjysmën e parë të vitit 2022, pasi u transferua nga Grêmio FBPA dhe Boavista SC. Duke mbrojtur ngjyrat e Clube Mais Querido de Petrópolis, qendërsulmuesi shënoi 20 gola befasues në 27 ndeshje të luajtura në ligat e të rinjve duke u renditur I dyti si golashënues i Serie A2 Under 17, vitin e kaluar, me 11 gola në 14 ndeshje”.
Kështu foli sulmuesi i lindur në vitin 2006: “Ky moment përfaqëson realizimin e një ëndrre. Mënyra se si u prita dhe evolova si sportist dhe person ishte ajo që më bindi të nënshkruaja me Serranon”.