75 Mall Live Search
19:54 / E Diele, 06 Korrik 2025 / G T

Adrion Pajaziti te Hajduk Split, mësohet edhe paga vjetore

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Adrion Pajaziti pritet të nënshkruaj me Hajduk Splitin, pasi tashmë marrëveshja është arritur.

Pajaziti tani është lojtar i lirë, pasi kontrata me Fulhamin ka skaduar, shkruan Indeksonline

Në mediat kroate është mësuar se mesfushori “kuqezi” pritet të fitojë më shumë se 300 mijë euro pagë vjetore.

Kujtojmë që Pajaziti e njeh mirë elitën e futbollit kroat, pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Goricas./Indeksonline/