15:55 / E Shtunë, 30 Maj 2020 / indeksADMonline

Adrola Dushi bukuri mahnitëse, pozon vetëm në bikini

Konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare dhe jo më kot.

Ish-Missi Adrola Dushi ende e ruan shkëlqimin që nga koha kur fitojë kurorën e më të bukurës shqiptare dhe këtë herë ajo ka pozuar në bikini.

Adrola solli në Instagram një fotografi ku shihet e veshur me bikini blu të kombinuar me një shami të lidhur mbi kokë me po të njëjtën ngjyrë.

Me një grim të lehtë në fytyrë, bukuria dhe linjat trupore të Adrolës edhe këtë herë morën vëmendjen.

Ndryshe, modelja shqiptare e njohur edhe në arenën ndërkombëtare, së fundi është bërë fytyrë e brendit më të njohur të grimit “Mac Cosmetics”./Indeksonline/