20:43 / E Mërkurë, 04 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Adrola Dushi mahnitëse në ‘Kënga Magjike’, nis nata e parë

Sonte është Nata e Parë e edicionit të  21-të  të  festivalit‘Kënga Magjike’, ku prezantuese do të jetë modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi.

Festivali që do të mbahet ka edhe një mision dhe mesazh të veçantë, “Këndojmë për të ndërtuar”, shkruan Indeksonline.

Kjo pasiqë paratë e biletave të shitura do të shkojnë në ndihmë të ndërtimit të shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti.

Nata e parë mbahet sonte, teksa nesër pritet të mbahet nata e dytë e këtij festivali, derisa të Shtunën mbahet finalja e madhe.

Shumë artistë pritet të dhurojnë performancat e tyre në natën e sotme. /Indeksonline/