Adrola Dushi prezanton vëllain, i uron ditëlindjen
Ajo është një nga femrat më të bukura shqiptare, njëkohësisht prej modeleve më atraktive dhe më të kërkuara, shkruan Indeksonline.
Ajo përpos që tërheqë vëmendjen me bukurinë e saj, vazhdimisht është në fokus të mediave rozë edhe për shkak të jetës së saj private.

Sot vëllau i saj i madh Rolandi feston ditëlindjen dhe motra Adrola, është kujdesur ta urojë atë në mënyrën më të veçantë.
Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka ndarë me fansat disa fotografi në përqafimin e vëllait duke shkruar : “Urime ditëlindja vëllai im i madh. Të dua shumë!”. /IndeksOnline/

