13:04 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Adrola Dushi si “peshk”, në fustan të bardhë duket perëndeshë

Adrola Dushi ishte shoqëruese e Ardit Gjebreas në moderimin e festivalit “Kënga magjike” që u mbajt javën që kaluar.

Modelja dhe ish-mssi u komplimentua për paraqitjen e saj në të tria netët e festivalit, ku si çdo herë tjetër bukuria e saj përrallore binte në sy, shkruan Indeksonline.

Edhe tashti kur kanë kaluar disa ditë nga festivali, ajo po vazhdon të sjellë për adhuruesit e saj fotografi nga kjo paraqitje.

Të fundit që ka sjellë, Adrola shihet në një fustan të bardhë dhe të gjatë i cili ia vinte në pah linjat e mrekullueshme që ajo ka.

Unike, atraktive dhe përrallore dukej Adrola edhe këtë herë.

Ndryshe, Adrola prej kohësh i ka dhënë fund martesës së saj disavjeçare, ndërsa është nënë e një djali./Indeksonline/