18:41 / E Hënë, 15 Prill 2019

Adrola Dushi tregon periudhën më të vështirë: Ende nuk e di çfarë dua të bëj!

Modelja simpatike, Adrola Dushi po vazhdon të jetë një nga femrat më seksi shqiptare edhe pse ka vite që kur u fitoj kurorën e më të bukurës.

Së fundi, bukuroshja nga Shqipëria ka rrëfyer më shumë nga jeta e saj private në një intervistë për ‘Prive’ ndërsa ka folur edhe për vështirësitë me të cilat ajo përballet.

Sipas modeles periudha më e vështirë nëpër të cilën ajo po kalon është pikërisht tani.

“Ende nuk e di ku jam dhe çfarë më pret e çfarë dua të bëj. Kjo është periudha më e vështirë”, u shpreh Adrola.

Ndryshe, krahas një karriere të suksesshme, Adrola është edhe nënë e përkushtuar e një djali./Indeksonline/