Adrola Dushi uron mikeshën për ditëlindje: Aq shumë plane kisha bërë në kokën time për këtë ditë, por mbetëm kaq larg
Shqipëria edhe këtë
vikend do të jetë në karantinë, ku ndalohen qarkullimi i veturave dhe njerëzve.
Ndërsa këto ditë izolimi po i vuajnë më së shumti edhe ata që po festojnë ditëlindjen gjatë kësaj periudhe, shkruan Indeksonline.
Sot ka ditëlindjen, Kristina Baki, mikesha e modeles Adrola Dushi e cila ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta uruar në ditën e saj të veçantë.
“Shoqja ime e bukur, e mençur
dhe e matur, sot ka ditëlindjen. Aq shume plane kisha bere ne kokën time për ketë
dite, porrrr mbetem kaq larg… Gjithsesi sa me pare te mundemi do t’i vëmë ne
zbatim!”, ka shkruar ndër tjera Adrola teksa ka publikuar disa foto me të.
Kujtojmë që Adrola dhe Kristina, përvec se janë mikesha të mira, ato njihen edhe si dy prej femrave më seksi shqiptare/Indeksonline/