75 Mall Live Search
13:10 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Adrola shkëlqen, fotosesion i fundit s’do koment

Prezantuesja e njohur shqiptare ka filluar promovimin e çantave të saj “Reine Ana” dhe si imazh ka zgjedhur një prej femrave më të bukura shqiptare, Adrola Dushi.

Ish-miss Shqipëria dhe modelja e njohur shqiptare ka realizuar një fotosesion unik ku shihet e veshur në një fustan të zi, me grim të theksuar teksa mban në dorë një prej modeleve më të spikatura të “Reine Ana”, shkruan Indeksonline.

Adrola dukej në formë të mirë dhe mjaft seksi, ndërsa në fotosesionin e veçantë mori komplimente të shumta.

Theksojmë që Adrola përveç në Shqipëri ka një karrierë të suksesshme edhe në Amerikë, kohë më parë ajo u bë imazh i markës së njohur të kozmetikës “Mac”.

Ndryshe, Adrola është e divorcuar, ndërsa ka një djalë./Indeksonline/