Aeroplan amerikan KC‑135 rrëzohet në Irak
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti” që përfshiu dy aeroplanë, pa përfshirje të “zjarrit armik ose zjarrit miqësor”.
Komanda Qendrore e SHBA-së njofton se “përpjekjet për shpëtim janë duke vazhduar” në pjesën perëndimore të Irakut – atë që ushtria e përshkruan si “hapësirë ajrore miqësore”.
Aeroplani i dytë i përfshirë në incident ka aterruar në mënyrë të sigurt, sipas një deklarate.

